Qarkullonte me armë me vete, arrestohet në Durrës polaku

DURRËS– Një 47-vjeçar polak, i cili banonte që qytetain bregdetar është arrestuar mesditën e sotme pasi qarkullonte me armë pa leje.

Në pranga ka rënë A.M., 47 vjeç, banues në lagjen Nr.18, Durrës. Siç njofton policia, 44-vjeçari qarkullonte me armë me vete, të cilën e mbante në makinë. Arma tip pistoletë “TT” u konstatua gjatë një kontrolli që uniformat blu bën në mjetin e polakut, si dhe u sekuestruan 7 fishekë luftarak.

Mbi polakun rëndon akuza për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.