Qëndroi 400 ditë larg fushave të blerta, Lamela: Mendova se nuk do të luaja më futboll

34 0

Dy muaj më parë Eric Lamela u rikthye të stërvitej me ekipin e Tottenham pas dëmtimit që e la për një kohë shumë të gjatë larg fushave të blerta. Futbollisti i ‘spursave’ në një intervistë të fundit rrëfen se gjatë kësaj kohe ka kaluar periudhën më të keqe të jetës dhe mendonte se nuk do të riktheje të luante më futboll.

“Ndihem shumë mirë që po luaj sërish futboll,” – tha 25-vjeçari nga Argjentina.

Tottenham mori Lamela nga Roma në vitin 2013 për 40 milionë euro, shifër rekord për klubin londinez në atë kohë. Në verën e ardhshme, ai do të jetë i lirë nga çdo lidhje kontraktuale, por trajneri Pochettino i ka dhënë urdhër drejtuesve të bisedojnë për rinovimin e marrëveshjes

“Sigurisht që mund të luaj më mirë ndeshja pas ndeshje. Ende nuk jam në 100% të mundësive të mia, por ndihem mirë në këtë periudhë. Kam kaluar atë që mund ta konsiderojë pa frikë si viti më i keq i jetës time. Dëmtimi nuk më la të luaja për një kohë shumë të gjatë. Bëra dy operacione dhe mendova më të keqen gjatë kësaj periudhe se nuk do të isha më futbollist i Tottenham, por fatmirësisht u riktheva dhe do të jap maksimumin. Më e keqja kaloi,” – deklaroi Lamela, që mungoi për 400 ditë nga fushat e lojës.

Lini komentin tuaj !

Komente

Related Post