Rikthehen “50 Hijet e Greit”

205 0

Me thuajse 950 milionë dollarë të përfituar nga dy seritë e para, “50 hijet e Greit 3” vjen me rastin e Shën Valentinit.

Epilogu i sagës së njohur sheh në altar Christian Gray dhe Anastasia Steele, protagonistët kryesorë të interpretuar nga Xhejmi Dornan dhe Dakota Xhonson.

Duke menduar se kishin lënë pas krahëve hijet e së shkuarës, të sapomartuarit Kristian dhe Anastasia shijojnë jetën e luksit. Por pikërisht atëherë kur ajo hyn rolin e Zonjës Grei dhe ai bie në një qëndrueshmëri të pazakontë për të, në skenë hyjnë kërcënime të reja nga e kaluara që vënë në provë lidhjen e fortë në çift.

Në serinë e tretë të 50 hijeve të Greit merr pjesë edhe një emër i njohur i kinemasë, Kim Besinxher, në rolin e ish-të dashurës së Christian Gray.

 

Rezultate imazhesh për FIFTY SHADES OF GREY

 

Related Post

Moti per ditet ne vazhdim

Posted by - 08/02/2018 0
Zgjidh qytetin Tiranë Bajram Curr Berat Bulqizë Burrel Durrës Elbasan Ersekë Fier Fushë-Krujë Gjirokastër Himarë Kavajë Korçë Krujë Kukës Lezhë…
Antena Televizion