Ronaldo bën gjestin e madh për Ramazan, dhuron 1.5 milionë euro!

Cristiano Ronaldo nuk është një lojtar i madh vetëm brenda fushës së blertë por edhe jashtë saj pasi ai njihet si një ndër futbollistët më humanë në botë.

Portugezi shpesh herë dhuron shuma të mëdha parash për të ndihmuar njerëzit në nevojë por një nga vendet të cilin e ka ndihmuar më shumë është Palestina.

Së fundmi thuhet se Ronaldo ka vendosur të dhurojë 1.5 milion euro në muajin e Ramazanit për palestinezët.

Shumë besimtarë myslimanë në të gjithë botën e kanë falënderuar Ronaldon për këtë gjest të jashtëzakonshëm.

Cristiano Ronaldo ka shumë miq myslimanë, me të cilët ai viziton vendet e njohura arabe.