Rouhani sfidon ShBA-të dhe BE-në: Nuk marrim lejë për programin tonë bërthamor

Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të hënën se Irani ishte i vendosur të zgjeronte programin e tij ushtarak dhe të raketave balistike, pavarësisht nga presioni në rritje nga vendet armiqësore për të frenuar punën mbrojtëse të Teheranit, njoftoi televizioni shtetëror.

 

 

“Ne nuk kemi kërkuar dhe nuk do të kërkojmë leje për të zhvilluar lloje të ndryshme të raketave dhe do të vazhdojmë rrugën tonë drejt fuqizimit tonë ushtarak”, tha Rouhani në një fjalim në sheshin Azadi të Teheranit, ku dhjetëra mijëra u mblodhën në shënojnë 40 vjetorin e revolucionit islamik të Iranit.

 

 

Rouhani gjithashtu u zotua se Irani do të mposhtte sanksionet e aplikuara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të rivendosura pasi Presidenti Donald Trump u tërhoq nga marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore vitin e kaluar.

 

 

“Populli iranian ka dhe do të ketë disa vështirësi ekonomike për shkak të sanksioneve, por ne do t’i kapërcejmë problemet duke ndihmuar njëri-tjetrin”, tha Rouhani.

 

 

Më herët, edhe Bashkimi Europian i bëri thirrje Teheranit që të ndërpresë programin e tij bërthamor, duke kujtuar edhe një rezolutë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara,