Rrëfimi ekskluziv për CNN i mercenarit rus: Njësia luftarake bën çdo gjë që thotë Putin

Oleg për shumë vite ishte i punësuar në Siri në një grup mercenarësh të quajtur “Wagner”, i cili është shndërruar në një mjet shumë me vlerë për Kremlinin.“Wagner është një instrument i Putin për të zgjidhur problemet me forcë, kur veprimet duhet të merren menjëherë, urgjentisht dhe në një mënyrë sa më të fshehtë. Nuk mund të them se është një ushtri në kuptimin e plotë të asaj fjale. Është thjeshtë një njësi luftarake që bën çdo gjë që thotë Putin”, shprehet ish-luftëtari.Kjo është hera e parë që një ish luftëtar Wagner pranon të flasë në kamera, dhe Oleg kërkoi që të fshehë identitetin e tij. Kompanitë private ushtarake janë ilegale në Rusi dhe grupi nuk ekziston zyrtarisht. Por CNN ka zbuluar se Wagner tani numëron qindra luftëtarë që operojnë në 3 kontinente të ndryshme. Ky është personi që besohet të jetë prapa atij zgjerimi. I njohur si një ndër njerëzit më të afërt të Putin për shkak të kontratave të majme me Kremlinin, Jevgeni Prigozhin, është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara për shkak të financimit të një agjencie interneti e akuzuar për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane të 2016.“Unë jam mercenar dhe 90% e punonjësve si unë, ishim të motivuar nga paratë”.Ndërsa pyetet se çfarë trajnimi ka marrë, ai thotë se kaloi 6 ditë në një kamp në Molkino duke qëlluar me armë. CNN udhëtoi për në Molkino dhe tentoi të hynte brenda në kampin e trajnimit, por nuk ia doli. CNN zbuloi se grupimi ka një lidhje shumë të ngushtë me ushtrisë ruse. Jo shumë larg nga aty, gjendet një monument për të rënët e Wagner. Vizitorët nuk janë të mirëpritur. Gazetarja Clarissa Ward e CNN, tenton të hyjë me kamera të fshehur, por nuk ia arrin.