Italian singers Ermal Meta (R) and Fabrizio Moro (L) celebrate on stage after winning the 68th Sanremo Italian Song Festival in Sanremo, Italy, 10 February 2018. The 68th edition of the television song contest runs from 06 to 10 February. ANSA/CLAUDIO ONORATI

Rrëmbeu trofeun e ‘Sanremos’, Ermal Meta: Çmimin ia dedikoj…

Pasi kaloi edhe të gjitha pikëpyetjet për shkak të aludimeve se kënga e tij ishte plagjiaturë, Ermal Meta arriti të rrëmbente trofeun e ‘Sanremo 2018’, bashkë me kolegun e tij Fabrizio Moro me këngën ‘Non mi avete fatto niente’. Mes emocioneve të mëdha, këngëtari shqiptari nuk i fsheu kurrsesi emocionet e skenës së madhe, që tani do të përfaqësojë Italinë në Eurovizion që do të mbahet në Portugali.

“Është një emocion i papëshkrueshëm. Çmimin iu kushtoj shtëpisë time diskografike, që ka besuar te unë atëherë kur askush tjetër nuk besonte”- tha Meta,. Ndërkohë këngëtari italiane Farbizio Moro tha se këngën ia dedikonte djalit të tij, që e ndiqte nga salla.

Kënga e Ermal Metës dhe Fabrizio Moro ‘Non mi avete fatto niente’ është kënga më e shkarkuar në iTunes dhe kënga më e dëgjuar në Spotify dhe platformat e tjera, ndërsa hashtagu ’#IostconMetaMoro’ është më i klikuari në Twitter këtë javë. Aplikacioni Shazam identifikon Ermal Metën dhe Fabrizio Moro si artistët më të kërkuar të javës dhe agjencitë e basteve kishin vënë kuotat më të ulëta për dy këngëtarët.