Sërisht tronditet Korça/ Vritet në banesë emigranti 57 vjeçari ishte kthyer para pak kohësh nga SHBA

Një emigrant i kthyer vetëm pak ditë më përpara në Korçë, nga SHBA, u gjet i vrarë në banesë n e tij me dy plumba në trup.

Trupin e pajetë të Gramoz Nakos, 57 vjeçar, e gjeti bashkë shortja e tij, kur ë shtë futur në banesë . Policia kreu hetimet dhe dyshon për ndonjë grabitje të mundshme. Ajo sekuestroi në vendin e ngjarjes tre gëzhoja arme, por jo armën e krimit. Banesa e viktimës ndodhej në lagjen numër shtatë të qytetit të Korçës.

57 vjecari, babai i dy fëmijëve ishte kthyer nga Amerika vetëm pak ditë më parë për të vizituar vëllanë e tij që e kishte të sëmurë . Ai ishte baba i dy fëmijëve dhe në Shqipëri ishte shoqëruar vetëm nga bashkëshortja, e cila nuk ndodhej në banesë në momentin e krimit.