Sezoni veror, shtohen problemet e lëkurës prej pishinave

10 0

Sezoni veror sjell problematika të ndryshme për të gjithë personat që frekuentojnë pishinat. Vitet e fundit, numri i këtyre të fundit është shtuar në qytetin e Shkodrës. Ndërkohë, sipas dermatologes Aida Bajri, ekspozimet e akzagjeruara ndikojnë ndjeshëm në lëkurë. Megjithatë, kontrolli dhe klorifikimi i të tilla ambjenteve është i nevojshëm për të mos u prekur me probleme të tilla. Sipas saj, higjiena personale përpara frekuentimit të pishinave është e nevojshme, në mënyë që të evitohen problemet e lëkurës.

Ndër problematikat kryesore, sipas zonjës Bajri, janë pikërisht ato bakteriale dhe kryesisht më të prekura janë moshat 0 deri në 14 vjeç, me hiperemi dhe dermatite të formave të ndryshme. Përderisa, vera padyshim ka rritur numrin e personave që kërkojnë ndihmë të specializuar. Vizitat janë më të shpeshta dhe problemet janë më agresive.

Edhe pse numri i personave që u janë drejtuar klinikave është rritur këtë sezon veror, sipas dermatologes Bajri, nuk mund të flasim për epidemi. Ndërkohë, pishinat në shumicën e rasteve klorifikohen, por jo gjithmonë ia dalin për të patur në kontroll situatën.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *