Shpërthen bombula e gazit në Vlorë, plagosen burrë e grua

Burrë e grua janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi në Selenicë të Vlorës.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orën orën 05:53 në banesën e bashkëshortëve.

“Nga shpërthimi kanë mbetur të dëmtuar pronarët e banesës, 49 vjeçari R.S dhe bashkëshortja e tij 42 vjeçare M.S. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe do të niset drejt Tiranës për mjekim më të specializuar”, sqaron policia.

Ndërkohë bëhet e ditur se nuk ka persona të tjerë të dëmtuar dhe gjithashtu banesa nuk përbën rrezik nga zjarri për banesat e tjera.

Grupi hetimorë po vijon veprimet e mëtejshme proceduriale.