Shqiptarët rekord të zi në BE, sa duhet të punojnë për 1 iPhone XS

Vit pas viti telefonët po bëhen gjithnjë e më të sofistikuar dhe janë shndërruar vërtet në një mjet të domosdoshëm pune dhe jo thjesht një e mirë luksi. Po për fat të keq për të pasur një nga telefonat e fundit të Apple mesatarisht një shqiptari do t’i duhet që të punojë 445 orë (rreth 3 muaj), së paku 100 orë më shumë edhe se vendet e rajonit.Sipas përllogaritjeve të Monitor, bazuar mbi çmimet zyrtare të kompanisë Apple (Iphone xs 256 gb), pagave mesatare në vendet e BE-së (sipas Eurostat), pagave në vendet e rajonit (sipas statistikave zyrtare në vendet dhe përkatëse) dhe pagës mesatare në Shqipëri sipas INSTAT, një shqiptari i nevojitet shumë më tepër kohë se qytetarët e BE-së, apo edhe se vetëBallkanasit apo dhe shqiptarët e Kosovës.Aktualisht sipas faqes zyrtare të Apple një iPhone xs me 256 gb kushton 1249 dollarë, apo 1117 euro me kursin aktual.