Sulmi në koncertin e një kishe në Rusi merret përsipër nga ISIS

150 0

ISIS qëndron prapa sulmi me armë në një kishë ortodokse në Dagestan të Rusisë. Lajmi është konfirmuar nga vetë organizata terroriste. Ndërkohë, bilanci i viktimave ka shkuar në 5.

ISIS ka marrë përsipër sulmin në një kishë ortodokse në republikën ruse të Dagestan, në të cilin u vranë 5 femra. Lajmi është raportuar nga mediat ndërkombëtare që citojnë autoritetet lokale. “Një ushtar i ISIS, Khalil Daghestani, ka sulmuar një kishë në qytetin Kizlyar, në Dagestan”, ka shkruar rrjeti xhihadist përmes aplikacionit Telegram.

Një person i armatosur me çifte, pak më shumë se 20 vjeç, ka qëlluar kundër besimtarëve të kishës, në një rajon me shumicë muslimane. Dy agjentë të policisë ruse mbetën të plagosur gjatë atentatit.

Ndërkohë, fillimisht me anë të një arme gjahu agresori vrau 4 femra në vendngjarje. Më pasi ai u akzekutua nga forcat e sigurisë. Ndërsa një femër e pestë humbi jetën në spital për shkak të plagëve të marra. Të shtënat e para janë regjistruar ndërsa brenda kishës po zhvillohej një festival folklorik rajonal.

Related Post

Antena Televizion