Thyhet’ lufta tregtare Pekin-Washington

Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë, Robert Lighthizer dhe sekretari amerikan i Thesarit, Steven Mnuchin u takuan me homologët e tyre kinezë për t’u përpjekur të dalin nga konflikti tregtar.

Dy ministrat e qeverisë Trump diskutuan me zëvendëskryeministrin kinez Liu He dhe ministrin kinez të Tregtisë, Zhong Shan për të vazhduar negociatat që synojnë të zgjidhin çështjet tregtare mes Kinës dhe SHBA-së.

Gjatë samitit të G20-ës në Osaka në fund të qershorit, presidenti Donald Trump dhe Xi Jinping kishin evituar situatën më të keqe duke dekretuar një armëpushim në luftën e tyre tregtare duke i hapur rrugën rikthimit të bisedimeve.