Trafik i rënduar tek rrethrrotullimi i Dobraçit

9 0

Trafiku në lagjet e qytetit të Shkodrës është kthyer në një makth të vërtetë për qytetarët. Pikat më kryesore ku trafiku është ndjerë përgjatë periudhës së verës kanë qenë kryesisht dalja e qytetit në Bahçallëk, Harku i Bërdicës dhe aksi rrugor Shkodër – Muriqan. Megjithatë, si për çudi, këtë të hënë, prej orës 08:00 të mëngjesit, deri në orët e pasdites ka patur një trafik të rënduar në rrethrrotullimin e Dobraçit në lagjen “Partizani”. Të gjitha rrugët e kësaj zone kanë qenë të tejmbushura me automjete, të cilat janë monitoruar gjatë gjithë kohës nga efektivët e Policisë Rrugore. Sipas këtyre të fundit, shkak i trafikut të rënduar është bërë tentativa për të zhbllokuar qendrën e qytetit të Shkodrës dhe për të shpërndarë automjetet nëpër unazat e qytetit. Ndërkohë, në aksin hyrës për në qytet në rrethrrotullimin e Dobraçit është bllokuar lëvizja nga Policia Rrugore për të liruar qendrën.

Problematika e trafikut është ndjerë edhe në lëvizjen e ambulancës, e cila ka mbetur e bllokuar në trafikë për minuta tëra.

Muajt e verës kanë rritur në mënyrë të ndjeshme lëvizjet brenda qytetit. Shkak i tyre janë bërë rikthimi i emigrantëve shqiptar nga vendet e punës dhe të turistëve, të cilët shtohen në Shkodër dita-ditës. Edhe pse qyteti është i pajisur në të gjitha pikat e nxehta me rrethrrotullime për të zbutur trafikun, sërish ka patur problematika, thuajse përgjatë gjithë verës.

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *