Trafikonte armë Serbi-Kosovë-Shqipëri, pranga 51-vjeçarit

Një person u arrestua këtë të martë në Elbasan, pasi dyshohet se trafikonte armë. I arrestuari është një 51-vjeçar nga Kosova.Policia thotë se ai trafikonte armë në intinerarin Serbi – Kosovë – Shqipëri.Mësohet se shtetasi Y.A i siguronte armët në Serbi dhe i shpërndante në shtete të tjera, kryesisht ballkanike.51-vjeçarit, i cili i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë, i janë sekuestruar 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarak dhe 1.6 kilogramë tritol TNT.