U ndalua nga Policia greke teksa po tentonte të kalonte kufirin në Kapshticë, mësohet emri i të shumëkërkuarit

Policia greke ka publikuar emrin e shqiptarit, që u kap dje në pikën kufitare të Kapshticës.Ai është Markelian D., 28-vjec, me urdhër-arresti nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë, si bashkëpunëtor në tentativën e trafikimit nga Durrësi në Itali e më pas Holandë të 705 kg marijuanë, kapur në 6 qershor 2017 në Portin e Durrësit në një kamion me kastraveca të ngarkuar në Lushnjë.

Në të njëjtin operacion ku u arrestua shoferi maqedonas Kiril Filev, 32 vjec nga Maqedonia e Veriut dhe u shpallën në kërkim 3 shtetas. Prokuroria greke ka nisur procedurat për ekstradimin e 28 vjeçarit drejt Shqipërisë.