Vendimi për Dritan Dajtin/ Meta reagon pas thirrjes së ambasadorit të BE

Një ditë pas apelit të fortë të Ambasadorit te BE në Tiranë, qe kerkoi vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjitshëm, lidhur me vendimin e marre nga Apeli i Krimeve të Rënda për Dritan Dajtin që e shpetoi nga burgu perejte, ka reaguar presidenti i vendit, Ilir Meta.

 

 

Ne nje prononcim per mediat, Meta theksoi domosdoshmerine urgjente te nje hetimi te thelle.

 

 

Presidenti Meta: Mbështes fuqimisht reagimin dhe thirrjen e ambasadorit të Bashkimit Europian, zoti Soreca, që KLGJ-ja dhe Prokuroria e Përgjithshme të vihen në lëvizje për të vlerësuar dhe për të verifikuar dhe hetuar çështjen në fjalë.

 

 

Apeli i ambasadorit

 

 

Në një postim në Twitter, Luigi Soreca ka shkruar: Vendimi i Gjykatës së Apelit për zvogëlimin e dënimit të të pandehurit të dënuar për vrasjen e 4 policëve bën thirrje për vlerësim urgjent nga KLGJ dhe Prokurori i Përgjithshëm. Reforma në drejtësi është e pakthyeshme dhe do të mbulojë të gjitha nivelet e juridiksionit.

 

 

Pyetur nga media, per rrezimin e dy kandidaturave te zgjedhura prej tij per kreun e KLSH, e nese do te jete kandidature e trete Anastas Angjeli, pas zerave qe kane dale per te, Meta ka dhene kete pergjigje:

 

‘Unë jam i bindur që të gjitha zgjidhjet dhe propozimet e Presidentit të republikës synojnë forcimin e institucioneve të pavarura, dhe gjithmonë këtë gjë do të synojnë. Synojnë forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe jo të sundimit të shumicave”.