Vettingu në polici, Lleshaj kërkon shtyrje të afatit

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka kërkuar shtyrjen e afatit të vettingut në polici.

 

Procesi duhet të kishte përfunduar në mars të 2020 dhe që në fillim ka pasur paqartësi.

 

Më herët, ishte kërkuar që vettingu për 300 punonjës policie me grada të larta drejtuese, të bëhej nga Komisioni i Jashtëm, ndërsa për rreth 12 mijë punonjës policie të nivelit të ulët dhe të mesëm, të bëhej nga SHÇBA.