Vitrina e librit vjen kësaj jave me botime të reja mjaft interesante.

36 0

Vitrina e librit edhe këtë të diel vjen me të tjera botime të reja. Rimane interesante që padyshim kërkojnë lexues të mirë dhe pasionant të librit.

Nëpër librarit e qytetit të Shkodrës mund të gjeni “Jasemina” nga Jean Sasson. Pas suksesit të jashtëzakonshëm me sagën e “Princesha”, autorja e njohur vjen me këtë roman të ri. “Jasemina”, një tjetër histori tragjike nga jeta në Lindjen e Mesme; përdhunimet ndaj femrave në Kuvajtin e pushtuar nga irakenët e Sadam Huseinit. Një histori e vërtetë, tronditëse, njëherësh edhe thriller, e kthyer në roman pas 20 vitesh. Autorja njihet për rrëfimin e saj mbresëlënës, prandaj ky libër nuk duhet të mungoj për asnjë arsye në bibliotekat tuaja personale. “Jasemina”, një roman i përkryer.

“Organizatat Ndërkombëtare” është një tjetër botim, i cili vjen kësaj jave. Është libri i dytë me këtë temë. Botimi i dytë i këtij teksti të rëndësishëm është plotësuar me shumë materiale të reja, përfshirë seksione të reja për teorinë e marrëdhënieve ndërkombëtare, NATO-n, Bashkimin Europian, marrëveshjet financiare të Euro-Zonës dhe raste të reja studimore.

“Gruaja e Togerit Frëng” është propozimi i tretë joni për këtë javë John Foëles. I renditur nga Time Magazine në listën e 100 veprave më të mira të gjuhës angleze, ky roman është një nga shembujt më të njohur dhe të arrirë të letërsisë postmoderne. Një histori magjepsëse që vë në lojë, me shumë delikatesë, paragjykimet e personazheve dhe të vetë lexuesit.

Ndërkohë, autorja Delia Guzman vjen këtë javë me dy botime të reja. Themeluesja dhe drejtuesja e grupimit ndërkombëtar Akropoli i Ri, Delia Guzman është një njohëse e shkëlqyer e realitetit në të cilin jetojmë dhe përmes këtij libri na ndihmon që të zbulojmë anët më të fshehta të kuptimeve, duke na udhëhequr në atë që intuiton zemra jonë; në kuptimin më të thellë të jetës dhe gjërave që na rrethojnë. Autorja e bën këtë me një mjeshtri të spikatur, duke e nxitur lexuesin që të fillojnë dialogun me vetveten, e cila është një aventurë e mrekullueshme shpirtërore.

Ndërsa, “Filozofia si Mënyrë Jetese” është libri i saj i dytë. Me këtë libër autorja ofron një tregues të mirë entuziazmi filozofik, i cili i zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më të mira të traditës pitagoriane dhe sokratike. Filozofia tek ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur vetveten, për ta përmirësuar atë dhe për t’u harmonizuar me ligjet më të thella të universit. /Sokol Dema

Related Post

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *