Voltana Ademi e ndarë nga PD-ja, i kërkon KQZ materialet e 30 qershorit vetëm për Shkodrës

Atë që PD-ja bëri dje me kërkesën e saj në KQZ ku i kërkonte materialet e 30 Qershorit, sot e ribën Voltana Ademi, por më të specifikuar vetëm për Shkodrën.

Në një letër drejtuar KQZ, Ademi shprehet se mospublikimi online i të dhënave të pjesëmarrjes nga ZAZ-të, ndonëse është data 10 korrik, është absurditet që nuk kishte ndodhur kurrë më parë. Sipas saj, qytetarëve i është mohuar e drejta për t’u njohur me rezultatet e pjesëmarrjes për çdo qendër votimi dhe për këtë dhe arsye të tjera që ajo i liston, i kërkon KQZ që t’i vërë në dispozicion materialet e 30 Qershorit.

“1. Kopje të vërtetuara të Tabelave Përmbledhëse të rezultateve zgjedhore për Bashkinë Shkodër nga KQZ-ja, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
2. Kopje e vërtetuar e Tabelave Përmbledhëse të rezultatit për zonën zgjedhore të Bashkisë Shkodër nga Komisionet Zonale të Administrimit zgjedhor, përkatësisht tabelat përmbledhëse të rezultatit për ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4, dhe ZAZ 5.
3. Kopje të vërtetuara të tabelave të rezultateve për çdo qendër votimi nga grupet e numërimit, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
4. Kopje të vërtetuara të procesverbaleve tip për mbylljen e votimit për çdo qendër votimi, përkatësisht sipas ZAZ 2, ZAZ 3, ZAZ 4 dhe ZAZ 5.
5. Kopje të vërtetuara të listës së anëtarëve të administratës zgjedhore, të emëruar kryesisht nga KQZ dhe përkatësisht nga KZAZ 2, KZAZ 3, KZAZ 4, KZAZ 5, sipas regjistrit të administrimit zgjedhor që mban KQZ-ja, për çdo qendër votimi, KZAZ dhe Grup Numërimi.
6. Kopje të regjistrimit të kamerave të të gjitha tavolinave të numërimit në çdo Grup të Numërimit të Votave.
7. Kopje të regjistrimit të kamerave të ambjenteve të brendshme të KZAZ-ve”,
 shkruhet në kërkesën e Ademit.