Vrasja e Marvi Mihalit/ Merret vendimi për 4 të akuzuarit

Gjykata penale ka dhënë vendimin për 4 të pandehurit që akuzohen për vrasjen e Marvi Mihalit.

Përkatësisht Devis Bitraj është dënuar me 19 vite burg, Eugen Bitraj me 12 vite burg, të dy janë dënuar në mungesë.

Gjithashtu Kridens dhe Marsel Alla janë dënuar me nga 12 vite burg.

Kujtojmë se Marvi Mihali u vra përpara dy viteve, në verën e 2017. Sipas hetimeve, Dejvis Bitraj dhe Marvi Mihali janë konfliktuar për një telefon, pasi Mihali pretendonte se e kishte blerë me probleme.

Ndërsa, Bitraj pretendon se e ka kryer vrasjen, për shkak se Mihali e ka fyer.

Sipas të pandehurve, Mihali e ka ofenduar Bitrajn dhe ky i fundit ka kryer vrasjen.