Vrasja e Ravik Gurrës, avokatët e Korçës njoftojnë bojkot 3-ditor

Avokatët e Korçës kanë zhvilluar një protestë dhe kanë nisur bojkotin 3-ditor të të gjitha proceseve gjyqësore në Shkallë të Parë dhe Apel si reagim pas vrasjes në Elbasan të avokatit Ravik Gurra.

 

Protesta është organizuar nga Dhoma Rajonale e Avokatisë Korçë.

 

Qëllimi i protestës është sensibilizimi dhe njoftimi i ndërprerjes së punës për ditët në vijim.