Zbulohet kalendari i plotë, ja sfidat më “pikante” të çdo jave

U hodh shorti i javës së parë të Kategorisë Superiore për sezonin 2019-2020, Federata Shqiptare ka përcaktuar edhe kalendarin e plotë. Nëse në javën e parë spikat superdueli Kukësi-Partizani, në javën e dytë ndeshja më e fortë është ajo mes Tiranës dhe Teutës.

Në javën e tretë spikat derbi i Shqipërisë Vllaznia-Tirana, ndërsa në raundin e 4-t ndeshjet më emocionuese parashikohen ato mes Laçit e Partizanit dhe Tiranës e Skënderbeut. Java e 5-të kulmon me duelet Kukësi-Tirana e Skënderbeu-Teuta, ndërsa në javën e 6-të të gjithë duhet të mbajnë frymën pasi luhet derbi i madh i kryeqytetit Tirana-Partizani.

Në javën e 7-të vëmendja më e madhe do të jetë te Partizani-Teuta, ndërsa në raundin e 8-të spikat më shumë sfida mes Skënderbeut dhe Kukësit. Kampionatin kampionët në fuqi të Partizanit do ta mbyllin ndaj ndaj Skënderbeut në Korçë, pasi në javën e 9-të i presin korçarët në kryeqytet. Ashtu si në edicionet e kaluara edhe ky sezon do të jetë me 4 faza, dhe të gjitha skuadrat do të ndeshen nga 4-herë me njëra-tjetrën.

Kalendari i plotë i ndeshjeve.

Java e parë:

Tirana-Luftëtari

Vllaznia- Laçi

Skënderbeu-Flamurtari

Teuta-Bylis

Kukësi-Partizani

Java 2:

Tirana-Teuta

Flamurtari-Kukesi

Laçi- Skënderbeu

Bylis- Vllaznia

Luftetari-Partizani

Java 3:

Teuta-Luftëtari

Vllaznia-Tirana

Skënderbeu- Bylis

Kukësi –Laçi

Partizani-Flamurtari

Java 4:

Tirana-Skënderbeu

Teuta-Vllaznia

Laçi-Partizani

Bylis-Kukësi

Luftëtari- Flamurtari

Java 5:

Vllaznia-Luftëtari

Skënderbeu-Teuta

Kukësi-Tirana

Partizani Bylis

Flamurtari-Laçi

Java 6:

Tirana-Partizani

Teuta- Kukësi

Vllaznia-Skënderbeu

Bylis Flamurtari

Luftëtari-Laçi

Java 7:

Skënderbeu-Luftëtari

Kukësi-Vllaznia

Partizani-Teuta

Flamurtari-Tirana

Laçi –Bylis

Java 8:

Tirana-Laçi

Teuta-Flamurtari

Vllaznia- Partizani

Skënderbeu-Kukësi

Luftëtari-Bylis

Java 9:

Kukësi-Luftëtari

Partizani-Skënderbeu

Flamurtari-Vllaznia

Laçi- Teuta

Bylis-Tirana