Zidane merr dhuratën e parë, vjen një mbrojtës nga Porto

Zinedine Zidane nuk humbet kohë dhe kryen goditjen e parë në merkato. Kështu shkruajnë mediat spanjolle, sipas të cilave Real Madrid ka arritur një marrëveshje për transferimin e mbrojtësit Eder Militao.

 

Braziliani do të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ në verë, për shumë e 50 milionë eurove, aq sa ishte edhe çmimi i klauzolës së prishjes së kontratës së tij me portugezët e Portos.

 

21-vjecari ndiqej prej kohësh nga ‘los Blancos’, ndërkohë që me rikthimin e Zidane në stol, duket se transferimi tashmë mund të quhet i mbyllur. Militao ka nënshkruar me klubin spanjoll një marrëveshje për 6 vitet e ardhshme, deri në 2025-ën.